Komuna e Ulqinit në partneritet me CODE Partners dhe OJQ MoGuL po zbatojnë projektin dyvjeçar “Women microenterprise development in the cross-border area”, i cili synon mbështetjen e grave sipërmarrëse në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali i Zi.
Ky projekt është i financuar nga Bashkëpunimi Evropian, bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve Rajonale dhe Bashkëpunimit me OJQ-të e Malit të Zi, në kuadër të programit IPA BNK MNE-ALB 2014-2020.
Thirrja është e hapur për gratë që duan të dorëzojnë idetë e tyre të biznesit të ri ose të zgjerimit të bizneseve ekzistuese, duke përfshirë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve në Qarkun Shkodër (AL) dhe Komunën e Ulqinit (MNE).
Kontrata nr: CFCU/MNE/284
Vështrim i Përgjithshëm
Qëllimi kryesor afatgjatë i projektit është:
- Forcimi i iniciativave të sipërmarrjes së grave në rajonet e Ulqinit dhe Shkodrës.
- Ofrimi i zgjidhjeve të qëndrueshme për zhvillimin e bizneseve mikro dhe të vogla të grave në zonën ndërkufitare.
Për të arritur këto qëllime, Komuna e Ulqinit dhe CODE Partners hapin thirrjen për grante për financimin e:
- Bizneseve ekzistuese që duan të zgjerohen.
- Bizneseve të reja/start-up që duan të promovojnë dhe pilotojnë qasje dhe praktika të reja për aktivitete biznesi.
Skema e financimit bazohet në përvojën e fituar nga të tre zbatuesit e projektit në Shqipëri dhe Mali i Zi gjatë shumë viteve me mbështetjen e donatorëve të tjerë.
Grantet janë të destinuara për gratë e kualifikuara / të regjistruara në projekt me prezencë në Komunën e Ulqinit dhe Qarkun e Shkodrës, me mision dhe strategji të fokusuar në gjenerimin e të ardhurave.
Kjo thirrje publikohet në faqet publike të Komunës së Ulqinit, CODE Partners, OJQ MoGuL, si dhe në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Fusha e Thirrjes
Thirrja për aplikim për financim të planeve të biznesit është e hapur për:
- Gratë e regjistruara në projekt, të cilat kanë një ide biznesi të ri ose dëshirojnë të zgjerjnë një biznes ekzistues.
Qëllimet tematik të Thirrjes:
- Të rrisë përfitimet socio-ekonomike të grave në biznes.
- Të mbështesë iniciativa të reja biznesi për gratë.
Shtrirja gjeografike:
- Komuna e Ulqinit dhe Qarku i Shkodrës.
Aplikantet e Kualifikuara
Biznes idetë/planet në kuadër të kësaj Thirrjeje do të dorëzohen nga gratë e regjistruara në projekt dhe që kanë ndjekur programin e trajnimit në kuadër të projektit “Women microenterprise development in the cross-border area”.
Për bizneset ekzistuese që aplikojnë për zgjerim, duhet të plotësohen këto kushte:
- Statusi ligjor sipas ligjit të vendeve përkatëse (Shqipëri/Mali i Zi).
- Të jenë të regjistruara për taksat.
- Të mos kenë detyrime fiskale të papaguara.
- Të kenë një llogari bankare aktive.
Aplikimi për Mbështetje Financiare
Skema e mbështetjes financiare zbatohet në dy faza:
Faza e Parë – Aplikimi me Idenë e Biznesit
Afati i fundit për dorëzimin e ideve të biznesit:
- Komuna e Ulqinit (MNE): 12.02.2026, ora 16:00 CET, në email: ipa@ul-gov.me
- Qarku i Shkodrës (AL): 12.02.2026, ora 16:00 CET, në email: info@codepartners.org
Formulari i aplikimit për idenë e biznesit mund të gjendet në faqet:
Gjatë periudhës së thirrjes do të organizohen ditë informuese më 03.02.2026 (Ulqin) dhe 03.02.2026 (Shkodër), ku aplikueset potenciale mund të bëjnë pyetje dhe të marrin informacion shtesë.
Procesi i shqyrtimit dhe hapat e mëtejshëm:
- Vlerësimi i ideve do të zgjasë afërsisht 10 ditë pas mbylljes së afatit të aplikimit.
- Komisioni do të përzgjedhë idetë më të mira që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.
- Vetëm aplikantet fituese do të marrin përgjigje me hapat e ardhshëm për përgatitjen e biznes planeve dhe aplikimin në Fazën e Dytë.
Faza e Dytë – Aplikimi me Planin e Biznesit
Afati i fundit për dorëzimin e planeve të biznesit:
- Komuna e Ulqinit (MNE): 27.03.2026, ora 16:00 CET, në email: ipa@ul-gov.me
- Qarku i Shkodrës (AL): 27.03.2026, ora 16:00 CET, në email: info@codepartners.org
Formulari i aplikimit për planin e biznesit është i disponueshëm në të njëjtat faqet zyrtare.
Korniza buxhetore për çdo aplikim: 3,000 € – 5,000 €
Afati i zbatimit të grantit: 17.04.2026 – 17.10.2026
Procesi i vlerësimit, shpallja e fitueseve dhe hapat e mëtejshëm:
- Vlerësimi i planeve të biznesit: 30.03 – 08.04.2026
- Kontraktimi i përfituesve: deri më 17.04.2026
- Aplikantet që nuk përzgjidhen mund të paraqesin planet e tyre në Konferencën e Donatorëve.
Shkarkoni formularet e aplikimit:

